Haradinaj mbërrin në Presidencë për takim me Thaçin

  • 02 April 2020 - 12:05
Haradinaj mbërrin në Presidencë për takim me Thaçin

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj ka arritur në presidencë aty ku do të takohet me të parin e shtetit, Hashim Thaçin.

Ky takim i Thaçit me Haradinajn vjen në vazhdën e konsultimeve që presidenti i vendit po zhvillon me partitë politike në vend ku po diskutohet për hapat që do të ndërmerren pas rënies së qeverisë dhe votimit të mocionit.

Presidenti ka mbajtur takime dje dhe sot gjatë ditës.

Image

(Kosova Sot Online)