Presidenti Thaçi takohet me përfaqësuesit e grupit parlamentar 6 plus

  • 02 April 2020 - 12:11
Presidenti Thaçi takohet me përfaqësuesit e grupit parlamentar 6 plus

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është takuar sot me përfaqësuesit e Grupit Parlamentar “6 Plus”.

Ky takim i Thaçit vjen në vazhdën e konsultimeve që është duke zhvilluar me partitë politike lidhur me hapat që do të ndërmerren pas mocionit për shkarkimin e Qeverisë.

Dje dhe sot gjatë ditës, Thaçi është takuar me të gjitha partitë në vend. Momentalisht është duke mbajtur takim me kreun e AAK’së, Ramush Haradinaj.

(Kosova Sot Online)