Grupi 6 Plus përkrah krijimin e qeverisë së re

  • 02 April 2020 - 12:37
Grupi 6 Plus përkrah krijimin e qeverisë së re

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot në takim përfaqësuesit e Grupit Parlamentar 6 Plus.

Me këtë rast Albert Kinolli tha se ky grup nuk i përkrah zgjedhjet e parakohshme në këtë situatë pandemie.

“Ne kemi qenë të kontaktuar nga presidenti për situatën e krijuar. Ne si grup parlamentar mund të themi se sa i përket kësaj situate ekzistojnë dy çështje, shpërndarja e Kuvendit dhe formimi i një qeverie të re. Ne mendojmë se duke pasur parasysh pandeminë janë në pyetje jetët e shumë njerëzve dhe tani nuk është koha për zgjedhje”, tha ai.

(Kosova Sot Online)