Ky vend di diçka që nuk po merr asnjë masë për koronavirusin

  • 02 April 2020 - 12:38
Ky vend di diçka që nuk po merr asnjë masë për koronavirusin

Suedia është i vetmi vend në botë që nuk ka marrë asnjë masë kufizuese ndaj koronavirusit, edhe pse aktualisht ka 5 mijë të prekur dhe 230 të vdekur nga ky virus.

Fotot e mësiperme tregojnë se jeta në Suedi, vazhdon si zakonisht, a thua se bota nuk gjendet në luftë me një virus të frikshëm!

Zyrtarisht nuk ka akoma asnjë konfirmim nëse Suedia po ndjek parimin e imunitetit të masës, që thotë se duhen infektuar 60 përqind e popullsisë për të fituar imunitetin e popullatës.

Por Daily Mail shkruan se Suedia mund të pësojë një katastrofë të vërtetë, nëse nuk merr masa kundër koronavirusit dhe vazhdon jetën normalisht, sikur s’ka ndodhur gjë.

Dhe frika është se këta njerëz, nëse infektohen, mund të shpërndahen në Europë dhe të përkeqësojnë situatën.

(Kosova Sot Online)