Vendim: Pas Çitakut, ministri Konjufca kërkon edhe tërheqjen e Sahatqiut nga SHBA’ja

  • 02 April 2020 - 14:01
Vendim: Pas Çitakut, ministri Konjufca kërkon edhe tërheqjen e Sahatqiut nga SHBA’ja

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, pas Vlora Çitakut, ka kërkuar edhe tërheqjen e Teuta Sahatqiut nga misioni diplomatik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këtë vendim ku propozohet tërheqja e Sahatqiut, Konjufca e ka marrë më datën 31 mars të ketij viti, të cilin ia ka përcjellë edhe presidentit të shtetit, Hashim Thaçit.

“Në emër të Qeverisë së Kosovës, propozoj tërheqjen nga misioni të znj. Teuta Sahatqija, Konsulle e Përgjithshme e Kosovës në Shtetetet e Bashkuara të Amerikës /Nju Jork”, thuhet në vendim.

Ditë më parë Konjufca ka kërkuar largimin nga detyra edhe të disa ambasadorëve të tjerë, përfshirë edhe Vlora Çitakun.

(Kosova Sot Online)