33 personat e testuar të fshatit Miradi e Ulët dalin negativë

  • 02 April 2020 - 14:25
33 personat e testuar të fshatit Miradi e Ulët dalin negativë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë konfirmon se 33 personat e testuar të fshatit Miradi e Ulët, që i përkisnin rrethit familjar të tre të infektuarve me COVID 19, kanë dalë negativë.

Shtabi Emergjent në Fushë Kosovë, falënderon IKSH për veprimin e shpejt, në mënyrë që të sqarohet gjendja e rrethit social të të prekurve nga COVID 19.

Njëherësh njoftohet se gjendja e të prekurve është shumë e mirë dhe ata janë në përkujdesje të vazhdueshme, thuhet në njoftimin e Komunës së Fushë Kosovës.

(Kosova Sot Online)