Gashi: Kurti ishte futur në paranoja, nuk bëri asnjë veprim për ta ruajtur qeverinë

  • 02 April 2020 - 21:47
Gashi: Kurti ishte futur në paranoja, nuk bëri asnjë veprim për ta ruajtur qeverinë

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvend, Arben Gashi, ka thënë se kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, ishte futur në paranoja para rrëzimit të qeverisë dhe se nuk ka bërë asnjë veprim për ta ruajtur shëndetin e qeverisë.

“Sjellja e kryeministrit ishte e paarsyeshme, ishte futur në paranoja para rrëzimit të qeverisë”, është shprehur Gashi.

Gashit gjithashtu tha se “Ne si LDK kishim dilema nëse Vetëvendosja ishte e gatshme për të qeverisur”, dhe se “Kurti s’ishte në gjendje ta vlerësojë realitetin”.

Tutje, Gashi kritikoi Kurtin kur tha se si kryeministër gaboi kur shkarkoi ministrin e Punëve të Brendshme në kohën e pandemisë.  

“Ministri e ka shkarkuar ministrin e brendshëm në kohën e pandemisë. Ky veprim nuk arsyetohet”, ka thënë Gashi.

Tutje, Gashi tha se Kurti nuk ka marrë asnjë veprim për ta ruajtur shëndetin e qeverisë.

“Nëse Veliu ka thanë deklaratë të gabuar, Kurti ka dhënë deklaratë shumëfish më të gabuar. Kurti nuk ka bërë asnjë veprim për të ruajtur shëndetin e qeverisë”, shtoi Gashi.

(Kosova Sot Online)