Selmanaj: VV’ja e ka parë LDK’në si trampolinë për të kaluar në koalicion me PDK’në

  • 02 April 2020 - 21:52
Selmanaj: VV’ja e ka parë LDK’në si trampolinë për të kaluar në koalicion me PDK’në

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e shfrytëzoi partinë e tij për të kaluar në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.

“Veç në Kosovë ndodh që i shkarkuari të shkarkojë. Aspak nuk dallon nga të tjerët. Po të vazhdonte Kurti me qeverisje, do t’i shkaktone dëme të parikuperueshme vendit”, është shprehur Selmanaj.

“VV’ja e ka parë LDK’në vetëm si trampolinë, për të kaluar në koalicion me PDK’në”, ka deklaruar ai.

“Jo ndërmjetësuese për të bërë koalicion me ta, por LDK ta heqin pak prej pushtetit, e të thonë që kjo është PDK tjetër, dhe jemi të gatshëm të bëjmë me të”, ka thënë Selmanaj.

(Kosova Sot Online)