Gashi: Vendimi i LDK’së thotë se nuk ka qeveri me PDK’në

  • 02 April 2020 - 22:24
Gashi: Vendimi i LDK’së thotë se nuk ka qeveri me PDK’në

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvend, Arben Gashi, ka thënë se LDK’ja nuk do të futet me Partinë Demokratike të Kosovës në qeverinë e ardhshme.

“Vendimi i LDK’së është që nuk ka qeveri me PDK’në. Edhe PDK’ja ka deklaruar se nuk do të futet në qeveri”, është shprehur Gashi.

Ai tha se Kurtit i takon të formojë qeverinë dhe nuk e përjashton mundësinë e një kolaicioni mes LDK’së dhe Vetëvendosjes.

“I takon Kurtit që ta formojë qeverinë dhe të kërkojë aleatë për të qeverisur. Nuk përjashtohet mundësia të formohet përsëri koalicioni LDK-VV”, ka thënë Gashi.

Tutje, Gashi siguroi se LDK’ja nuk do të ndahet asnjëherë sepse nuk ka arsye.

“LDK’ja nuk ndahet sepse nuk kemi arsye. S’mund të ndahemi për shkak të Albin Kurtit”, shtoi Gashi.

(Kosova Sot Online)