Dyqanet i rritën çmimet, ATK’ja i dënoi me nga 75 mijë euro

  • 02 April 2020 - 22:29
Dyqanet i rritën çmimet, ATK’ja i dënoi me nga 75 mijë euro

Janë pranuar mbi 3 mijë thirrje të qytetarëve, Prishtina prin më shumë me dënime.

Radhët e gjata në dyqane, dhe panika e qytetarëve për të siguruar ushqim në këtë kohë pandemie, nga disa biznese u shfrytëzua.

Në disa raste, cmimet u rritën dhe për këtë shkak vetë qytearët nisen të ankohen.

E pas ankesave, inspektorët u vunë në terren dhe pas identifikimit të kësaj vepre, një numër i bzineseve u dënuan me të holla.

Për t’i evituar këto rritje të cmimeve, në dispozicion për qytetarët u vë një numër telefonues.

E nga ATK tregojnë, se mbi 3 mijë thirrje kanë pranuar.

Murtezaj ka thënë se denoncimet kanë qenë nga komuna të ndryshme, por për shkak se numri i bizneseve që janë të alokuar në Prishtinë, ky vend prin në numrin e rasteve të lartpërmendura.


(Kosova Sot Online)