Alarmon ish-shefi i anti-korrupsionit: Gjykata Kushtetuese e Kosovës e kapur nga kupola e krimit, vendos sipas urdhërit të Presidentit

  • 03 April 2020 - 07:27
Alarmon ish-shefi i anti-korrupsionit: Gjykata Kushtetuese e Kosovës e kapur nga kupola e krimit, vendos sipas urdhërit të Presidentit

“Tani pas dy vendimeve skandaloze të Gjykatës Kushtetuese, po vërtetohet se shteti vazhdon të jetë i kapur. U lirua vetëm Qeveria, institucionet tjera mbeten të kapura. Gjykata kushtetuese për “ndalim lëvizjen” krijoi huti duke ja bërë qejfin Presidentit por duke e afatizuar vendimin e qeverisë”, thotë Preteni për “Kosova Sot Online”.
 
Se ndikimi i politikës mafioze, që bashkëjeton me krimin e organizuar, nuk ka lënë pa kapur asnjë institucion në republikën e Kosovës, gjatë qeverisjes në mandatet e kaluara, sipas njohësve të së drejtës dhe legjislacionit anti-korrupsion, e tregon mirë e qartë edhe njëherë  Gjykata Kushtuese e Kosovës, me  interpretimin skandaloz të vendimit të Qeverisë së Kosovës si  vendim kundër kushtetues, sa i takon kufizimit të lirisë së lëvizjes, për preventivë të mbrojtjes nga pandemia e Koronavirusit. Kështu ka thënë për “Kosova Sot Online”, njohësi i kësaj fushe, ish kreu i Agjencionit Kundër Korrupsionit Hasan Preteni. Ai mbetet i habitur me mënyrën se si kjo gjykatë e ka bërë interpretimin e një vendimi që Qeveria e ka marr sipas kërkesës së ministrisë së shëndetësisë, në vlerësim urgjent e serioz të situatës së rrezikshme nëpër të cilën po kalon vendi nga kjo pandemi, kurse Gjykata Kushtetuese, pas dërgimit  të rastit për kontestim nga ana e Presidentit Thaçi, e vlerëson si rast të pranueshëm dhe veprim që cenon të drejtat e njeriut, pavarësisht qëllimi të drejtë që ka, e që po zbatohet akoma, si masë kufizuese e lëvizjes  përmbrojtje të qytetarëve, për parandalimit të shtrirjes dhe përhapjes  në përmasa të gjëra të një pandemie me të cilën po ballafaqohet bota, kurse në vendin donë  po bëhen veprime të ndikuara edhe për inate politike.

Image
Hasan Preteni

“Tani pas dy vendimeve skandaloze të Gjykatës Kushtetuese, po vërtetohet se shteti vazhdon të jetë i kapur. U lirua vetëm Qeveria, institucionet tjera mbeten të kapura. Gjykata kushtetuese për “ndalim lëvizjen” krijoi huti duke ja bërë qejfin Presidentit por duke e afatizuar vendimin e qeverisë”, thotë Preteni për “Kosova Sot Online”. Por nuk është ky rast i vetëm dhe i fundit, sipas Pretenit, sepse sipas misionit të ngarkuar nga politika e inkriminuar dha grupet mafioze, kjo Gjykatë  po vazhdon ta mban akoma pezull, ta pa vendosur edhe çështjen e ngritur rreth Ligjit të Pagave.
 
“ Me vendimin e dytë, për vazhdimin e masës së “ngrirjes” së Ligjit për Pagat, tenton të krijon kaos edhe në sektorët vital të shtetit ( arsim dhe shëndetësi) Nuk ju mjaftuan tre muaj por në ditën e fundit, në fund të orarit të punës, thjeshtë dëshmuan se fare nuk e kanë trajtuar ligjin por thjeshtë është një  prolongim. Ata-gjyqtarët janë mirë e për të tjerët “bëre Zot llugë”,thotë Preteni për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, situatë e tillë pa pushtet funksional, e ndikuar nga politika dhe grupet kriminale të interesit, nuk është vetëm në Gjykatën Kushtetuese për edhe kudo tjetër, sidomos po shfaqet tani si rezultat e çështjes pezull të qeverisë pas mocionit të mosbesimit të  votuar në Kuvend. “Kjo situata me Qeveri në detyrë po ju konvenon edhe institucioneve tjera, në rend të parë organeve të drejtësisë. S’ka hetime, s’ka gjykime, s’ka konfiskime por ka vazhdimësi në marrjen e pagave enorme, të pa merituara. Krimi u ndal vetëm në sektorin që varet nga  Qeveria, aty s’ka tenderë, projekte fiktive e punësime me kontrata mbi vepër. Në sektorët tjerë ka mos punë, neglizhencë dhe keqpërdorim të situatës së krijuar shëndetësore. Kosova është në situate të keqe. Forcat progresive e patriotike në njërën anë kurse në anën tjetër keqbërësit, zhvatësit dhe të shantazhuarit”, thotë Preteni për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)