Ambasadori Heldt: I lumtur me futjen e mallrave nga Bosnja në Kosovë, kjo duhet të ndodhë edhe anasjelltas

  • 03 April 2020 - 09:53
Ambasadori Heldt: I lumtur me futjen e mallrave nga Bosnja në Kosovë, kjo duhet të ndodhë edhe anasjelltas

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt ka përshëndetur futjen e kamionëve të parë me mallra nga Bosnja e Hercegovina në Kosovë që nga heqja e tarifës ndaj këtij shteti më 1 prill.

Heldt ka reaguar në Twitter ndaj postimit të Përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian në Bosnje dhe Hercegovinë, Johann Sattler, pasi ky i fundit shkroi se kamionët e parë nga ky shtet që nga heqja e taksës janë futur në Kosovë.

Heldt ka thënë se është i lumtur për arritjen e kamionëve nga Bosnja dhe Hercegovina në Kosovë dhe do të ishte edhe më i lumtur nëse do të ndodhë e njëjta gjë edhe anasjelltas.

“Pajtohem plotësisht. Madje edhë më i lumtur kur shpresoj që të shoh edhe lëvizjen anasjelltas shumë shpejt. Nuk duhet të jetë e një anshme kur flasim për bashkëpunim. Poashtu njerëzit të kenë mundësi të udhëtojnë dhe të vizitojnë pas krizës me COVID-19. Takimet personale fillojnë ta bëjnë ndryshimin”, ka shkruar Heldt në Twitter.

Qeveria në detyrë ka marrë vendim që nga 1 prill të heq taksën 100 për qind ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

Couldn't agree more. And even happier to hopefully see movement the other way round too soon. Shouldn't be a one way thing when talking cooperation. Also people being able to travel and visit post-COVID. Personal encounters start making the difference. And right, #inthistogether https://t.co/qdJMutRG0v

Qeveria në detyrë ka marrë vendim që nga 1 prill të heq taksën 100 për qind ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

Taksa ndaj Serbisë do të zëvendësohet me zbatimin gradual të reciprocitetit.

(Kosova Sot Online)