“Mask 19”- Dhunohej nga burri gjatë izolimit, gruaja shkon në farmaci dhe përdor kodin për ta denoncuar. Ja si shpëtoi nga partneri abuzues

  • 03 April 2020 - 10:00
“Mask 19”- Dhunohej nga burri gjatë izolimit, gruaja shkon në farmaci dhe përdor kodin për ta denoncuar. Ja si shpëtoi nga partneri abuzues

Të dielën një grua hyri në një farmaci në qytetin francez të Nancy. Por nuk kishte shkuar aty për të kërkuar ilaçe por për ti thënë farmacistit se partneri i saj abuzonte me të.

Menjëherë pas kësaj bashkëshorti i të dhunuarës u arrestua nga policia.

Ndërsa pandemia e koronavirusit i ka detyruar njerëzit kudo që të ndërmarrin hapa të pazakontë si izolimi, viktimat e dhunës në familje papritur e kanë gjetur veten të mbyllur në shtëpi me partnerët e tyre abuzues.

Disa nuk munden të telefonojnë policinë ndërsa disa të tjerë kanë frikë.

Kështu që Franca, e frymëzuar nga një skemë e ngjashme në Spanjë, u ka kërkuar viktimave të dhunës në familje që të shkojnë në farmaci dhe nëse nuk mund të flasin hapur në dyqan të thonë kodin “mask 19” si kod. Në këtë mënyrë farmacistët pas banakut do kuptojnë që po denoncojnë dhunën në familje. Dhe gruaja nga Nancy ishte e para që kërkoi ndihmë nëpërmjet këtij kodi që kur qeveria nisi inciativën javën e kaluar.

Ndërsa masat e bollkimit në të gjithë Evropën bëhen më të rrepta, policia po ngre alarmin për rritje të dhunës në familje.

Të qenit i mbyllur në shtëpi me dhunuesin e tyre i bën viktimat më të rrezikuara, sepse nuk kanë shpëtim dhe ku të mund të largohen.

Për më tepër, studime të shumta kanë zbuluar se ngjarjet stresuese emocionale mund të çojnë në një rritje të sjelljes agresive në shtëpi.

(Kosova Sot Online)