Vendim: Mësimdhënësit e angazhuar në mësimin online paguhen shtesë deri në 300 euro

  • 03 April 2020 - 10:00
Vendim: Mësimdhënësit e angazhuar në mësimin online paguhen shtesë deri në 300 euro

Qeveria në detyrë e Kosovës ka marr vendim që mësimdhënësit të cilët janë të angazhuar në realizimin e mësimin online të paguhen shtesë për tre muaj.

Ky vendim është marrë në mbledhjen e djeshme të Qeverisë së Kosovës.

Sipas këtij vendimi shuma e kompensimit do të jetë në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro deri në treqind (300) euro për muajt mars, prill dhe maj.

Aprovohet Pakoja Mbështetëse për realizimin e mësimit në distancë, si në vijim:

Sigurimi i shtesës mbi pagë për mësimdhënësit, të cilët janë drejtpërdrejtë të përfshirë në përgatitjen dhe prodhimin e video-materialeve mësimorë për klasët 1-9;

Sigurimi i shtesës mbi pagë për personelin e SHFMU “Qamil Batalli” në Prishtinë dhe SHFMU “Emin Duraku” në Prizren, të cilët janë të angazhuar drejtpërdrejtë në realizimin e mësimit në distancë;

Sigurimi i shtesës mbi pagë për personelin civil mbeshtetës të DKA-së së Komunës së Prishtinës, DKA-së së Komunës së Prizrenit dhe të MASHTI-T, të cilët janë të angazhuar drejtpërdrejtë në realizimin e mësimit në distancë.

(Kosova Sot Online)