Pamje të tmerrshme: Trupat e të vdekurve nga koronavirusi në Ekuador, hidhen në rrugë dhe digjen

  • 03 April 2020 - 10:04
Pamje të tmerrshme: Trupat e të vdekurve nga koronavirusi në Ekuador, hidhen në rrugë dhe digjen

Imazhe dramatike janë ato që vijnë nga qyteti i Guayaquil, në Ekuador, i cili është vendi më i prekur nga pandemia e koroanvirusit në Amerikën e Jugut.

Kufomat e personave të vdekur prej Covid-19 dhe jo vetëm që kanë mbetur në rrugë, të hedhur në mbeturina të mbështjellë me qese plastike dhe u është vënë edhe zjarri.

Rrjetet sociale janë pushtuar nga videot dhe fotot e përdoruesve që kanë raportuar një situatë që është bërë thuajse apokaliptike.

Në njërën nga këto video, madje duke pasur parasysh mungesën e ambulancave dhe kapacitetin e dobët të morgut, të cilat tani janë plot, shohim një grup oficerësh të policisë duke hedhur një trup nga kamioni në rrugë.

Edhe familjet e të ndjerëve detyrohen të largojnë trupat e pajetë të të dashurve të tyre nga shtëpitë, dhe t’i lënë në qoshe, apo pranë koshave të mbeturinave, të mbështjella me qese plastike.

Disa dëshmitarë thanë se ata thirrën numrat e urgjencës për të mbledhur të vdekurit, por askush nuk u dha atyre një zgjidhje, sistemi i funeralit nuk funksionon dhe trupat mbetën në shtëpi për dy e madje katër ditët në pritje për t’u varrosur.

Prandaj vendasit u detyruan t’i lënë në rrugë. Përballë kësaj situate, e cila po vazhdon të paktën një jave, Presidenti Lenin Moreno njoftoi të hënën krijimin e një grupi përgjegjës në mënyrë që bashkatdhetarët që vdiqën në Guayaquil të kenë një varrosje të denjë.

Por për momentin kriza akoma nuk është zgjidhur.

(Kosova Sot Online)