Arrestohet llapjani pasi shërbeu kafe në kafeteri, nuk i rrespektoi masat e marra nga Qeveria

  • 03 April 2020 - 10:29
Arrestohet llapjani pasi shërbeu kafe në kafeteri, nuk i rrespektoi masat e marra nga Qeveria

Policia e Kosovës ka arrestuar dje në Podujevë një person, pasi që i njëjti është kapur duke shërbyer kafe në kundërshtim me masat e marra nga qeveria.

Në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur, duke shërbyer kafe nga kafiteria, në kundërshtim me masat e marra nga qeveria e RKS-së. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, shkruhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)