Gjendet e vdekur një grua në banesën e saj në Veri

  • 03 April 2020 - 10:36
Gjendet e vdekur një grua në banesën e saj në Veri

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur të enjetn në Mitrovicë të Veriut. Atje është gjetur pa shenja jete një grua, raporton Express.

Përmes raportit 24 orësh, Policia bën me dije se një person ka raportuar se prindërit e tij kishin qenë duke u kujdesur për viktimën femër kosovare e cila kishte qenë duke banuar në banesën e saj por me të nuk kishin mundur të komunikonin pasi dera e banesës kishte qenë e mbyllur dhe ajo nuk ishte përgjigjur.

“Njësiti policor së bashku me zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga zjarrfikësit është hapë dera e banesës dhe kanë vërejte se viktima kishte qenë brenda në banesë pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës në trupin e së cilës nuk janë vërejte shenja dhune”, thuhet në raport.

 Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës ju lirohet personave që kishin qenë të autorizuar për përkujdesje.

(Kosova Sot Online)