Burri nga Peja e rreh vëllain, e bën për spital

  • 03 April 2020 - 10:38
Burri nga Peja e rreh vëllain, e bën për spital

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se është arrestuar në Pejë një person, pasi që i njëjti dyshohet se e ka sulmuar fizikisht vëllain e tij.

Rasti sipas policisë ka ndodhur dje rreth orës 18:00, derisa, viktima si pasojë e sulmit ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij viktimën mashkull kosovar i cili si pasoj e sulmit ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, shkruhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)