Arrestohen gjilanasi, sulmoi fizikisht familjarën e tij

  • 03 April 2020 - 10:39
Arrestohen gjilanasi, sulmoi fizikisht familjarën e tij

Një person është arrestuar në Komunën e Gjilanit, pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht familjaren e tij, viktimën femër dhe kishte demoluar orenditë shtëpiake.

Në raportin 24-orësh të policisë shkruhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar fillimisht në psikiatri dhe më pas në mbajtje.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare dhe kishte demoluar orenditë shtëpiake. Me vendim të prokurorit i dyshuari fillimisht është dërguar në psikiatri dhe më pas është dërguar në mbajtje”, shkruhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)