Arrestohen babë e djalë në Pejë

  • 03 April 2020 - 10:46
Arrestohen babë e djalë në Pejë

Janë arrestuar dy persona në komunën e Pejës, pasi që të dy këta kanë ushtruar dhunë në familje.

Sipas policisë rasti kanë ndodhur mbrëmë dhe të arrestuarit janë babë e bir.

Fillimisht, raportohet se djali e ka sulmuar fizikisht babanë, i cili ka pranuar tretman mjekësor, derisa babai kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“ Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar për shkak se i dyshuari (djali) e kishte sulmuar fizikisht (babain) e tij i cili si pasoj ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari (babai) kishte ushtruar dhunë psiqike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, shkruhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)