Javier Solana tregon rreth gjendjes së tij shëndetësore, pasi u infektua me koronavirus

  • 03 April 2020 - 11:10
Javier Solana tregon rreth gjendjes së tij shëndetësore, pasi u infektua me koronavirus

Ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana, në mesin e muajit mars kishte rezultuar pozitiv  me virusin COVID-19. Pas gjithë këtyre ditëve, është lajmëruar vetë ai në profilin zyrtar në ‘twitter’, duke thënë se pas gjithë ditëve të kaluara në spital është duke u ndjerë shumë mirë.

Solana ka treguar se sot ka filluar ditën e 30 i shtrirë në spital.

“E fillova ditën time të 30-të të hospitalizimit. Kush do ta thoshte një gjë të tillë. Por po ndihem shumë mirë”, ka shkruar Solana.

(Kosova Sot Online)