Vetëm dje mbi 900 të vdekur në Spanjë nga koronavirusi

  • 03 April 2020 - 12:44
Vetëm dje mbi 900 të vdekur në Spanjë nga koronavirusi

Spanja vazhdon të shënojë rritje të vdekjeve nga koronavirusi.

Një total prej 932 njerëz kanë vdekur për shkak të koronavirusit në Spanjë në 24 orët e fundit, zbuluan të dhënat e reja nga zyrtarët e shëndetit të vendit të premten.

Që nga fillimi i shpërthimit, në Spanjë janë infektuar 10.935 pacientë COVID-19, ndërsa numri i ri i infeksioneve qëndron në 117,710 pasi u rrit me 7.472 që nga një ditë më parë.

Ministria e Shëndetit në Spanjë shtoi se 30.513 pacientë janë shëruar deri më tani ndërsa 6.416 janë në kujdes intensiv. Numri i përgjithshëm i pacientëve të shtruar në spital është 56,637

(Kosova Sot Online)