Tragjike/ Vdiq i vetëm në spital, familja e 13 vjeçarit nuk mund të marrin pjesë në funeralin e djalit që humbi jetën nga koronavirusi

  • 03 April 2020 - 13:36
Tragjike/ Vdiq i vetëm në spital, familja e 13 vjeçarit nuk mund të marrin pjesë në funeralin e djalit që humbi jetën nga koronavirusi

Familja e viktimës më të vogël në Britani nga koronavirusi nuk kanë mundur të marrin pjesë në funeralin e djalit të tyre 13 vjeçar.

Familja e vogëlushit janë në izolim pasi edhe vëllai dhe motra e tij janë me simptoma të COVID-19.

Ismail Mohamed Abdulwahab nga Brixton vdiq vetëm në spitalin King’s College në orët e para të mëngjesi të së hënës.

Por tragjikisht, nëna e tij dhe gjashtë motrat janë të detyruara të vëzhgojnë funeralin e tij nëpërmjet një video live pasditen e sotme.

Miku i familjes Mark Stephenson tha se po ashtu vëllai dhe motra e tij më e vogël kanë simptoma të lehta të virusit përfshirë temperaturë dhe humbje të shijes.

Ismail rezultoi pozitiv me COVID-19 të premten e kaluar, një ditë pasi u shtrua në spital.

(Kosova Sot Online)