Numër i frikshëm i vdekjeve nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Spanjë

  • 03 April 2020 - 14:19
Numër i frikshëm i vdekjeve nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Spanjë

Spanja vazhdon të shënojë rritje të vdekjeve nga koronavirusi.

Një total prej 932 njerëz kanë vdekur për shkak të koronavirusit në Spanjë në 24 orët e fundit, zbuluan të dhënat e reja nga zyrtarët e shëndetit të vendit të premten.

Që nga fillimi i shpërthimit, në Spanjë janë infektuar 10.935 pacientë COVID-19, ndërsa numri i ri i infeksioneve qëndron në 117,710 pasi u rrit me 7.472 që nga një ditë më parë.

Ministria e Shëndetit në Spanjë shtoi se 30.513 pacientë janë shëruar deri më tani ndërsa 6.416 janë në kujdes intensiv. Numri i përgjithshëm i pacientëve të shtruar në spital është 56,637.

(Kosova Sot Online)