KEDS po kujdeset maksimalisht për punëtorët në kohë pandemie

  • 03 April 2020 - 16:42
KEDS po kujdeset maksimalisht për punëtorët në kohë pandemie

Nënkryetari i sindikatës së punëtorëve të kompanisë KEDS, Fehmi Pajaziti hodhi poshtë pretendimet e një ish kolegu të tij, i cili ditë më parë tha se punëtorët e kompanisë KEDS janë duke operuar në terren pa masa mbrojtëse. Këto pretendime, sipas Pajazitit janë të pabaza dhe jo të vërteta.

“Kompania KEDS menjëherë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës ka formuar Komisionin për Menaxhimin e Emergjencave, ku në këtë komision merr pjesë edhe sindikata. Të gjithë punëtorët e KEDS janë të pajisur me masa mbrojtëse si: maska, doreza dhe pajisje tjera përjcellëse. Gjithashtu, është bërë edhe dezinfektimi i të gjitha objekteve në nivel vendi të KEDS’it”, tha Pajaziti.

Tutje, ai shtoi se askush nuk mund të bëj asnjë prononcim në emër të sindikatës përderisa nuk është më pjesë e saj.

Nënkryetari i kësaj sindikate tregoi edhe për takimin që ata kishin me Ministren Rozeta Hajdari, duke theksuar nevojën që edhe punëtorët e kompanisë KEDS të përfshihen në pakon emergjente.

 “Ishim në takim me Ministren Rozeta Hajdari me të vetmin qëllim që edhe punëtorët tanë të kompanisë KEDS të përfshihen në pakon emergjente e cila ndahet nga qeveria, sepse një pjesë e tyre kanë qenë të rrezikuar përafërsisht po njejtë sikurse me policinë, zjarrëfikësit dhe institucionet tjera që përfshihen në këte pako”, tha Pajaziti.

(Kosova Sot Online)