Arrestohet personi që kërcënoi me vrasje Gazmend Muhaxherin

  • 03 April 2020 - 22:38
Arrestohet personi që kërcënoi me vrasje Gazmend Muhaxherin

Një person nga Podujeva është arrestuar pasi ka kërcënuar me vrasje kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxherin, përmes telefonit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Është ndaluar një person i dyshuar për kanosje të kryetarit të komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherit. Kanosja është bërë përmes telefonit, kurse i dyshuari është ndaluar për 48 orë”, ka thënë ai për Klankosova.

Kanosja është bërë në muajin mars.

(Kosova Sot Online)