Kjo është forma e ndarjes së parave për kompanitë e përfshira në Pakon Emergjente

  • 03 April 2020 - 23:26
Kjo është forma e ndarjes së parave për kompanitë e përfshira në Pakon Emergjente

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi ka treguar formën e ndarjes së parave për kompanitë që janë përfshirë në pakon emergjente.

Krasniqi ka treguar se forma e ndarjes së këtyre mjeteve bëhet duke e dorezuar listen e punëtorëve nga kompania që kanë punu perfshi edhe llogaritë e tyre bankare ne menyrë që parate te transferohen direkt tek puntorët.

“Forma e ndarjes se ketyre mjeteve per kompanite qe kane nderpre aktivitetin e punes apo i kane lene pa pune punetoret, behet duke e dorezuar listen e punetoreve nga kompania qe kane punu perfshi edhe llogarite e tyre bankare ne menyre qe parate te transferohen direkt tek puntoret dhe jo te kompanite.Po ashtu punetoret munden që edhe në menyre individuale që te lajmerohen ne ent te punesimit dhe të dorezojne kontraten e punes dhe ate te nderprerjes si dhe llogarine e bankes, ne menyre qe te shmangen keqperdorimet me mjetet financiare” ka thënë Krasniqi.


(Kosova Sot Online)