Emergjenca Covid-19: I nënshtrohet testit kushdo që do të ketë kontakt me Donald Trump

  • 04 April 2020 - 11:09
Emergjenca Covid-19: I nënshtrohet testit kushdo që do të ketë kontakt me Donald Trump

Rreziku i virusit vdekjeprurës Covid-19 ka bërë që edhe në Shtëpinë e Bardhë të merren disa masa.

Për të mos rrezikuar shëndetin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tashmë është vënë një kusht.

Kushdo që do të ketë kontakte me presidentin, duhet të kryejë më parë testin e Covid-19.

Kjo vlen edhe për personat që do të kenë kontakt me Zv. Presidentin, Mike Pence.

Kjo bëhet për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e tyre, në mënyrë që koronavirusi të mos transmetohet në mënyrë të paqëllimtë.

Që prej datës 14 mars, të gjithë personat që kanë pasur kontakte me Trump dhe Pence i janë nënshtruar një kontrolli.

Në rang botëror, deri tani numërohen 58,279 jetë të humbura si dhe 1,087,263 raste të prekura me Covid-19.

(Kosova Sot Online)