Luan Dalipi: Të frikësuar nga puna e Kurtit, politikanët e korruptuar u bënë bashkë e na rrëzuan
Luan Dalipi, shefi i stafit të kryeministrit, thotë se mocionin për rrëzimin e Albin Kurtit e kanë organizuar disa politikanë të korruptuar të cilët u frikësuan nga procesi i vetingut dhe nga puna e mirë që sipas tij filloi ta bënte kreu i Qeverisë.
Dalipi thotë se këta politikanë të korruptuar të kërcënuar nga zhvillimet pozitive e rrëzuan qeverinë Kurti vetëm pas 51 ditësh.
“Një proces vetingu për gjykatësit, agjencitë e inteligjencës dhe zyrtarët e lartë ka filluar. Të kërcënuar nga këto zhvillime pozitive, 51 ditë pasi u formua Qeveria Kurti, politikanë të korruptuar të përzgjedhur u bashkuan për ta rrëzuar qeverinë përmes paraqitjes së mocionit të mosbesimit”, ka shkruar dalipi në llogarin e tij zyrtare në twitter.
Siç thotë shefi i stafit të Kurtit mocioni i mosbesimit që u organizua nga Lidhja Demokratike e Kosovës u bë në kohën e pandemisë COVID-19, dhe pengoi përpjekjet e para të suksesshme të Kurtit për reformën kundër korrupcionit, që sipas tij është jetike për demokracinë dhe sovranitetin e Kosovës.
Tutje në reagimin e tij Dalipi ka folur edhe për emërimin nëpër borde të katër emrave të cilët janë anëtar të Lëvizjes Vetëvendosje. Dalipi e ka pranuar hapur se ata kanë lidhje me partinë, por shton se s’kanë pozita të larta në Vetëvendosje apo në udhëheqje.
Bashkëpuntori i Kurtit ndërkohë përmend faktin se vetëm 4 prej 27 anëtarëve të bordeve janë të Vetëvendosjes, dhe thotë se diskriminimi në baza partiake është i ndaluar edhe me Kushtetutën e Kosovës.
Në fund Luan Dalipi thotë se asnjë përpjekje e opozitës për ta paraiqtur një fotografi tjetër të qeverisjes, nuk do ta pengojë Albin Kurtin për ta shkapur Kosovën nga krimi dhe korrupsioni dhe për të vendosur profeisonalizëm në menaxhimin e ndërmarrjeve publike dhe institucioneve në përgjithësi.
Albin Kurti është rrëzuar nga pozita e kryeministrit nga partneri i koalicionit vetëm pas 51 ditësh bashkëqeverisje. Mocioni i organizuar nga partia e Isa Mustafës për rrëzimin e Kurtit pas mospajtimeve të shumta rreth taksës, mori përkrahjen e 2/3 të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Gjatë kohës sa kishin qenë në opozitë kur vendin e drejtonte Ramush Haradinaj, LDK dhe Vetëvendosje nivelin e bashkëpunimin e kishin dërguar deri në atë masë sa që mendonin të futeshin në zgjedhje edhe në një koalicion parazgjedhor. Megjithatë në zgjedhjet e 6 tetorit vendosën të shkonin të ndara, ku Kurti doli i pari dhe Vjosa Osmani e dyta.
Pavarësisht bashkëpunimit në opozitë, LDK dhe Vetëvendosje pas çertifikimit të rezultatit të zgjedhjeve hasën në vështirësi të mëdha në arritjen e koalicionit, duke qenë se nuk pajtoheshin për shumë gjëra. Një gjë e tillë u reflektua edhe gjatë kohës së qeverisjes së përbashkët, e cila nuk zgjati më shumë se 51 ditë.
5. In order to stop the fncl bleeding and free enterprises from mismgt, crime and corruption, Govt appt'd temporary Board of Direc. (6 months maximum). These appts to be superseded by transparent, competitive process, incl. int'l cooperation, for permanent appts. (4 year tenure).
— Luan Dalipi (@DalipiLuan) April 4, 2020
6. Kosovo Const prohibits discrim based on political viewpts: excluding VV board members is just as unconstitutional as REWARDING them. Stats show Govt did neither: Only 4 of 27 appointees affiliated w/VV, none in party leadership; the rest are from other parties or unaffiliated.
— Luan Dalipi (@DalipiLuan) April 4, 2020
(Kosova Sot Online)