Vetura del nga rruga në Petrovë të Shtimes, vdes një person

  • 04 April 2020 - 12:58
Vetura del nga rruga në Petrovë të Shtimes, vdes një person

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur, pas një aksidenti në Petrovë të Shtimes. Derisa i njëjti ka qenë duke e drejtuar automjetin e tij, vetura ka dalë jashtë rrugës.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se për detaje të tjera duhet të pritet raporti i mjekësisë ligjore.

“Është raportuar se një mashkull  kosovar deri sa ka qenë duke drejtuar automjetin e tij, ka dalë jashtë rruge, si pasojë e aksidentit ngasësi ka ndërruar jetë. Për detaje të tjera pritet raporti i mjekësisë ligjore”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)