Udhëheqësit evropianë paralajmërojnë se koronavirusi mund ta ndajë BE-në

  • 04 April 2020 - 13:25
Udhëheqësit evropianë paralajmërojnë se koronavirusi mund ta ndajë BE-në

Pandemia e koronavirusit, me krizat e veta të njëkohshme shëndetësore e ekonomike, është duke i thelluar përçarjet brenda Evropës në një mënyrë që disa udhëheqës evropianë kanë frikë se mund të jenë llogaritje përfundimtare.

Kohezioni i Bashkimit Evropian është dëmtuar nga Brexit-i, dështimi politik nga rritja e imigrantëve në vitin 2015 dhe kriza financiare e vitit 2008. Ai është sfiduar edhe nga autokracia në rritje në lindje, që bie ndesh me idealet e vetëshpallura të projektit evropian.

Tani, nëse udhëheqësit e Evropës nuk mund të ndërtojnë një rrjedhë më të bashkuar, projekti gjendet në atë që njëri nga arkitektët e tij e përshkroi këtë javë si “rrezik vdekjeje”, shkruan “The Washington Post”.

Në ditët e para të përhapjes së koronavirusit, përgjigje në mesin e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dëshmoi se interesat kombëtare jehojnë më shumë se idealet më altruiste evropiane. Kufizimet në kufij u rivendosën me guxim të kuturisur dhe Gjermania e Franca vendosën ndalim të eksportit për pajisje mjekësore si maskat dhe ventilatorët, ndonëse Italia kërkonte ndihmë.

Të shpejta për të përfituar ishin makinat propaganduese të Rusisë dhe Kinës. Moska dhe Pekini u përfshinë me ndihma mjekësore, duke e shtyrë përpara narracionin e shpëtimtarëve dhe duke i ushqyer euroskeptikët e rajonit.

Vendet e BE-së kanë filluar t’i koordinojnë përpjekjet e tyre për të siguruar furnizime dhe i kanë dërguar më shumë ndihma Italisë se Kina. Megjithatë, java e kaluar e solli një rishfaqje të mospajtimeve mes jugut dhe veriut në lidhje me atë se si duhet të përgatitet kundërpërgjigja ekonomike.

Unioni ka mospajtime edhe mospajtime mes lindjes dhe perëndimit pasi kryeministri hungarez, Viktor Orban, i ka shfrytëzuar kompetencat emergjente për ta pezulluar demokracinë, duke i shkelur parimet themelore të Evropës për sundimin e ligjit.

(Kosova Sot Online)