158 vdekje nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Iran

  • 04 prill 2020 - 14:15
158  vdekje nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Iran

Janë konfirmuar 158 viktima të reja të koronavirusit në Republikën Islamike të Iranit. Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave në këtë shtet shkoi në 3452.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpur, i cili e dha edhe shifrën e të infektuarve.

Kështu, në Iran tashmë janë infektuar 55 mijë e 743 persona, 4103 prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike, shkruan “Reuters”.

Irani është vendi më i prekur nga virusi i ri në Lindjen e Mesme dhe një ndër shtetet me më së shumti raste në botë, bashkë me Shtetet e Bashkuara, Italinë, Spanjën, Kinën dhe Gjermaninë.

Autoritetet kanë kërkuar nga qytetarët që t’i respektojnë këshillat e mjekëve për të qëndruar në shtëpi, në të kundërtën miliona njerëz mund të vdesin.

Qeveria iraniane më parë është akuzuar për fshehje të numritë të vërtetë të rasteve dhe e ka refuzuar ndihmën e ofruar nga Shtetet e Bashkuara.

(Kosova Sot Online)