Pandemia dërgon qytetin në kolaps, trupat e viktimave lihen në rrugë

  • 04 April 2020 - 15:03
Pandemia dërgon qytetin në kolaps, trupat e viktimave lihen në rrugë

Rrugët e qytetit perëndimor të Ekuadorit, Guayaquil, janë të boshatisura. Në to shihen pak banorë, ndër të cilët disa janë të vdekur.

Kjo pasi trupat e viktimave të COVID-19 po lihen në rrugët e këtij qyteti në kolaps.

Pandemia e koronavirusit ka sjellë një mbingarkesë në shërbimet publike të vendit. Spitalet nuk kanë më krevate për të pranuar të sëmurë, morgue dhe varrezat gjithashtu janë të mbushur plotë.

Duke mos pasur asnjë vend për t’i dërguar, shumë banorë janë përballur me alternativën e tmerrshme të të lënit të trupave jashtë në rrugë.

Nuk është e qartë se sa të vdekur ka nga COVID-19.

“Ne kemi 5 ditë që presim,” thotë Fernando Espana, familjar i një viktime të koronavirusit për Reuters. “U lodhëm duke telefonuar 911, pasi ata na thonë të presim se ata do ta zgjidhin këtë,” vazhdon ai duke e lëvizur kamerën për të shfaqur trupin e viktimës, të mbështjellë me plastikë.

Shifrat zyrtare tregojnë se autoritetet ekuadoriane kanë mbledhur më shumë se 300 trupa nga shtëpitë e qytetit, i cili ka 2,99 milionë banorë.

(Kosova Sot Online)