Telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së punëtorit sportiv, Fazli Azemi

  • 04 April 2020 - 17:20
Telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së punëtorit sportiv, Fazli Azemi

E nderuara familje e Fazli Azemit, bashkëpunëtorë, miq e dashamirë të tij,
Me pikëllim të madh e mora lajmin për ndarjen nga jeta të Fazli
Azemit, punëtorit të madh e të paepur të futbollit i cili ka dhënë
kontribut të çmuar për këtë sport në vendin tonë.
Sidomos do të mbetet i paharruar kontributi i Fazliut në klubet
llapjane Besiana dhe Llapi. Ai u dallua si shërbëtor i futbollit me
punën e madhe në këtë sport dhe si rezultat I angazhimit të tij dhe me
virtytet e larta që e karakterizonin, ka fituar respektin dhe
mirënjohjen e të gjithëve. Ishte mik i jashtëzakonshëm jo vetëm për
futbollistët, por edhe për opinionin futbolldashës llapjanë e më
gjerë.
Andaj, më lejoni të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të
thella, familjes së Fazliut, miqëve e dashamirëve të tij, klubeve,
futbollistëve dhe tërë komunitetit të futbollit, si dhe Federatës së
Futbollit të Kosovës, për humbjen e një punëtori kaq të zellshëm.
I paharruar qoftë emri i Fazli Azemit, u prehtë në paqë dhe i lehtë i
qoftë dheu.

(Kosova Sot Online)