Covid-19, doli negativ rasti i dyshuar që ishte në Istog

  • 05 April 2020 - 08:56
Covid-19, doli negativ rasti i dyshuar që ishte në Istog

Drejtori i Shëndetësisë në Istog, Mujë Osmanaj, ka bërë të ditur se një i dyshuar dje në Stacionin e Policisë kishte simptoma të koronavirusit, kështu që këtë person e dërguan për të kryer testin të cilit i kishte resultuar negativ.

“Nga informata që morëm nga burime të M.Sh. rasti i natës së mëparme si i dyshuar për Covid-19 ka rezultuar negativ. Ky është lajm i mirë sidomos per ekipin mjeksor dhe atë policor”.
“Luteni të ju permbaheni masave të nevojshme edhe tutje…”, ka shkruar Osmanaj në Facebook.

(Kosova Sot Online)