E thotë analisti i njohur”: Qeveria Kurti edhe në ikje, shkarkon bordet e PAN-it, lufton për sundimin e ligjit dhe ç’kapje të shtetit

  • 05 April 2020 - 08:59
E thotë analisti i njohur”: Qeveria Kurti edhe në ikje, shkarkon bordet e PAN-it, lufton për sundimin e ligjit dhe ç’kapje të shtetit

“Gjithmonë kemi thënë që shteti është i kapur. Kjo as që diskutohet. Shteti është i kapur. Shkarkimi i anëtarëve të bordeve është i domosdoshëm, sepse kapja dhe shkatërrimi i atyre ndërmarrjeve ka ardhur pikërisht nga këta njerëz që janë emëruar nëpër këto borde”, thotë analisti politik Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Qeveria e Kosovës në detyrë, në fund të javës së kaluar, ka mbajtur mbledhjen e radhës ku ka aprovuar edhe vendimin për shkarkimin e Bordit Drejtues të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës, siç thuhet, për arsye se nuk i ka përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë e rëndësishme të përcaktuara me Statutin e SHSKUK-së dhe ka dështuar në arritjen e objektivave. Po me të njëjtin vendim Qeveria ka emëruar Bordin e ri në përbërje të re. Analistët politik ndajnë mendime të ndryshme, pro dhe kundër veprimeve të tilla, derisa kemi Qeveri në kalim nëdetyrë deri në formimin e Qeverisë së re.

Image
Faik Krasniqi

Lidhur me këtë veprim, për “Kosova Sot Online” ka folur analisti politik Faik Krasniqi, sipas të cilit, ky veprim i Qeverisë në detyrë, nuk është asgjë më shumë dhe asgjë më pak se përpjekje për ta vazhduar misionin e vendosjes së sundimit të ligjit në vendin e duhur, për shkak të kapjes së tij, në të gjitha nivelet dhe në të gjitha institucionet, gjatë mandateve të kaluara qeverisëse. Krasniqi thekson se Ky veprim i Qeverisë është vetëm një përpjekje në vazhdim për realizimin e premtimit elektoral, të përfshirë edhe në Programin Qeverisës, për shtet të së drejtës dhe ndryshime pozitive, sepse askush nuk mundë ta mohon faktin se sa thellë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të kapura institucionet e shtetit trë Kosovës nga strukturat e grupeve kriminale të interesit dhe jo profesionistët.

“Gjithmonë kemi thënë që shteti është i kapur. Kjo as që diskutohet. Shteti është i kapur. Shkarkimi i anëtarëve të bordeve është i domosdoshëm, sepse kapja dhe shkatërrimi i atyre ndërmarrjeve ka ardhur pikërisht nga këta njerëz që janë emëruar nëpër këto borde”, thotë analisti politik Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Faik Krasniqi, të gjithë ata që përpiqen ta kontestojnë ligjshmërinë e vendimeve të tilla, ato që janë marr dhe do të vazhdojnë të ndërmerren edhe ditët në vijim, nuk bëjnë gjë veç se pozicionohen në anën e tyre që kanë kapur shtetin. Prandaj është nevojë e domosdoshme që përgjatë kësaj periudhe kohore, deri në formimin e Qeverisë së re, puna të vazhdon me seriozitetin e njëjtë, të zbatohen ligjet dhe të luftohen të gjitha dukuritë negative. Të ndëshkohen të gjithë ata që nuk I plotësojnë si duhet obligimet që kanë marr për të qeverisur me vendin dhe menaxhuar institucionet përkatëse. “Nëse shtrohet pyetja se a janë të ligjshme.. Janë plotësisht të ligjshme. Do të ishte kapje e shtetit edhe nga ana e tyre nëse në vend të të shkarkuarve, nuk do të vendoseshin profesionistë të fushës. Të emëruarit nëpër ato borde duhet të japin rezultate, sepse të shkarkuarit janë shkarkuar për këtë shkak”, thotë analisti Faik Krasniqi për Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)