Alarmon analisti i njohur : Virusi i politikës ka depërtuar edhe në Gjykatën Speciale

  • 05 April 2020 - 09:06
Alarmon analisti i njohur : Virusi i politikës ka depërtuar edhe në Gjykatën Speciale

“Dorëheqja e gjyqtarit te z. Keith Raynor, personalisht me duket me hile dhe është për të dyshuar se ka ndikim politike, ndonëse thuhet se këta janë të ndarë nga politika. Tani më është çdo gjë e mundur në këtë botë. Personalisht që nga fillimi e kam parë këtë dyshim, por faji me i madh bie në ata vagabondët tanë që e sollën këtë Gjykatë dhe me ngritje duarsh e aprovuan, bile bënin trysni të madhe dhe kërcënime për ta aprovuar. Nuk them që kanë mundur ta ndalin këtë gjykatë,por të paktën, nuk do të duhej domosdoshmërish të votonin dhe lëre më të bënin trysni dhe kërcënim, fjalën e kam te kryebanditët tanë që vepruan sa për të shpëtuar lëkurën e tyre dhe me jua "fut pykën" të tjerëve”, thotë Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

 

Dorëheqjen e gjykatësit të Gjykatës Speciale të Kosovës, për krimet e dyshuara të luftës Keith Raynor, që është bërë publikë më 19 mars, në kohën kur përflitej faza e fundit e intervistimit të të dyshuarve nga kjo gjykatë dhe shpallja e aktakuzave të para, analisti politik Reshat Badallaj e cilëson si zhvillim të pa pritur për shkak të ndërhyrjes së politikës edhe në këtë Gjykatë, dukekrijuar kështu një zbrazësi dhe prolonguar edhe për një kohë shpalljen e aktakuzave dhe fillimin e arrestimeve të para. Analisti Badallaj konsideron se tani politikanët e korruptuar dhe të shantazhuar, të cilët ushtrimin presion ndaj deputetëve , për ta votuar Specialen para 5 vitesh, po e ushtrojnë ndikimin e tyre që të zvarritet pamundësohet dhe të devalvohet për aq sa do të mundë të ndikojnë në të, puna e kësaj Gjykate, që edhe ashtu është e pa drejtë sepse është formuar në bazë të akuzave që Serbia dhe serbofilët i kanë shpifur e shpikur ndaj UCK-së, duke mos përjashtuar ndonjë rast devijant të sjelljes së gabuar dhe të pa kontrolluar sa duhet të individëve edhe në strukturën e UÇK-së 

 

Image
Reshat Badallaj

“Dorëheqja e gjyqtarit te z. Keith Raynor, personalisht me duket me hile dhe është për të dyshuar se ka ndikim politike, ndonëse thuhet se këta janë të ndarë nga politika. Tani më është çdo gjë e mundur në këtë botë. Personalisht që nga fillimi e kam parë këtë dyshim, por faji me i madh bie në ata vagabondët tanë që e sollën këtë Gjykatë dhe me ngritje duarsh e aprovuan, bile bënin trysni të madhe dhe kërcënime për ta aprovuar. Nuk them që kanë mundur ta ndalin këtë gjykatë,por të paktën, nuk do të duhej domosdoshmërish të votonin dhe lëre më të bënin trysni dhe kërcënim, fjalën e kam te kryebanditët tanë që vepruan sa për të shpëtuar lëkurën e tyre dhe me jua "fut pykën" të tjerëve”, thotë Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Badallaj thotë se derisa të gjithë e dinin se kjo Gjykatë po kërkohej të bëhet për shkak të shpifjeve nga Serbia, kjo ka qenë argument i mjaftueshëm që të mos pranohet, por këtë e pranuar të shantazhuarit dhe të korruptuarit. “Kur kihet parasysh fakti se vetë thonë se kjo është me prova dhe fakte të Serbisë fashiste! Atëherë shtrohet pyetja: Përse e aprovuan në Kuvend, dhe bile bënë kërcënime nga më të ndryshmet? Dhe, si mundë të arsyetohet kjo. Aq hajvan dhe vagabondë ishin sa që pranuan të krahasohet xhelati me viktimën dhe vetëm këtu ndaluni dhe mendoni. A nuk është tani çmenduri kur vajtojnë me lot krokodili., thotë Badallaj për “Kosova Sot Online”.

 

Analisti Badallaj thotë se Kosova kaherë ka pasur dhe ka nevojë për një gjykatë të ngjashme Speciale, por ajo do të duhej të merrej ekskluzivisht pe abuzimet e pushtetarëve që për këto dy dekada e zhvatën shtetin dhe pamundësuan zhvillimin, por jo që të njolloset lufta e pastër dhe e drejtë e UQK-së për shkak të disa sjelljeve kriminale të vagabondëve të ndryshëm, të cilët, sipas Badallajt janë të pakët por e kanë njollosur UQK-në. “Kjo Gjykatë do të ishte mirë të themelohej për të tjera çështje, dhe nuk do të ekzistonte fjala i dyshuar, fjalën e kam për korrupsion dhe hajni që dihen botërisht kush janë hajnat më të mëdhenj jo vetëm në Kosovë por në tërë Ballkanin, se pikërisht ishin të këputur që para lufte nuk kishin as brekë për të veshur dhe pas lufte u bënë super milioner dhe siguruan pasuri të patundshme”, thotë Badallaj për “Kosova Sot Online”. Ndryshe me këtë Gjykatë Speciale për krime të luftës, Badallaj dyshon se super milionerët e pas luftës do të ndikojnë në të dhe në vend të atyre që kanë abuzuar gjatë dhe pas luftës, do të ketë shumë luftëtar të pafajshëm që do ta "han" pa faj dhe do të shpëtojnë pikërisht ata dilinxhi që për interesa të tyre personale i morën në qafë shokët. “Mbajeni mend këtë! Pra, këta kryebanditë kanë hise edhe në njollosjen e Ushtrisë çlirimtare të Kosovës dhe çlirimtarëve të tjerë; këta shkelën dhe tradhtuan edhe gjakun e heronjve të kombit. Unë këtu e vë dyshimin tim se është duke bërë një hile e madhe dhe padrejtësi atë që thash se do të ndikoj ajo thënia"futja" tjetrit dhe të tjerët të dalin të pa lagur, ndonëse jam i sigurt që më shumë kanë dhënë fakte shqipfolësit se sa Serbia fashiste, mbajeni mend këtë!”, thotë Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas Badallajt, edhe këto lojëra me disa dorëheqje të vazhdueshme që kanë ndodhur në këtë gjykatë deri te kjo e fundit, qëllimi është për ndikime dhe blerje kohe, për të shpëtuar pikërisht ata që janë përgjegjësit kryesor të shkeljeve të mundshme të ligjeve të luftës, e që kanë pozita të larta në hierarkinë e shtetit “Pra, këto lojëra si ky dha dorëheqje, ai u sëmurë, ai ka vendosur në pension dhe ai tjetri do merret me familjen, janë vetëm djallëzi se ka mjaft për të zëvendësuar. Qofsha i gabuar por kam frikë se këtu ka ndikim politika nga lartë, nuk e kam fjalën për këta kopuk që nuk i njeh askush as në Pazar”, thotë analisti Reshat Badallaj për “Kosova sot Online”.

(Kosova Sot Online)