Kina i raporton 30 raste të reja të koronavirusit, shumica të importuara

  • 05 April 2020 - 10:15
Kina i raporton 30 raste të reja të koronavirusit, shumica të importuara

Autoritetet shëndetësore në Kinë i raportuan të dielën 30 raste të reja të koronavirusit. 25 prej tyre ishin persona që kanë ardhur nga shtetet e tjera.

Pesë rastet e tjera u shënuan në provincën Guangdond, e cila shtrihet në pjesën jugore të vendit, në kufi me Hong Kongun, shkruan “Associated Press”.

Kina ua ka ndaluar shumicës së të huajve hyrjen në territorin e saj dhe i ka kufizuar fluturimet ndërkombëtare në vetëm një në javë.

Organet shtetërore po frikësohen se të huajt mund të shkaktojnë një valë të re të përhapjes së virusit pas zvogëlimit të rasteve lokale.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit kanë vdekur tre persona, duke e çuar në 3329 shifrën e përgjithshme të viktimave. Numri i të infektuarve shkoi në 81 mijë e 669 persona.

(Kosova Sot Online)