Të martuar prej 51-vjetësh, vdesin nga koronavirusi me 6 minuta diferencë

  • 05 April 2020 - 10:32
Të martuar prej 51-vjetësh, vdesin nga koronavirusi me 6 minuta diferencë

Vetëm disa javë më parë, Stuart, 74 vjeç dhe Adrian Baker, 72 vjeç, nuk kishin asnjë problem shëndetësor. Ata ishin martuar 51 vjet më parë dhe po jetonin në Boynton, në Florida, në pension.

Në mes të muajit mars, ata nisën të ndjejnë problemet e para shëndetësore, ndërsa më pas u konfirmuan të prekur me koronavirus.

Të dielën, ata ndërruan jetë me vetëm 6 minuta diferencë nga njëri-tjetri për shkak të komplikacioneve nga COVID-19, ka bërë të ditur djali i tyre, Buddy Baker, i cili ka dashur që tragjedinë e familjes së tij ta përdorë për të sensibilizuar njerëzit për rrezikun e pandemisë.

Në një video të shpërndarë në Twitter, ai u kërkon njerëzve që të dëgjojnë rekomandimet e ekspertëve, për ruajtje distance dhe të qëndrojnë në shtëpi.

(Kosova Sot Online)