Tramp i kërcënon Rusinë dhe Arabinë Saudite me taksa në karburante

  • 05 April 2020 - 10:40
Tramp i kërcënon Rusinë dhe Arabinë Saudite me taksa në karburante

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se Rusia dhe Arabia Saudite janë duke e shkatërruar veten me luftën e çmimeve të naftës, duke shtuar se ai do t’iu vendos taksa këtyre vendeve, nëse është e nevojshme të mbrohet industria e naftës në ShBA.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha gjatë një konference për gazetarë se ekonomitë e Rusisë dhe Arabisë Saudite janë shumë të varura nga nafta dhe është për të mirën e tyre që të arrijnë marrëveshje për zvogëlim të prodhimit, shkruan “Free Europe”.

Gjatë takimit të organizatës OPEC më 6 mars, Rusia e refuzoi propozimin e Arabisë Saudite për zvogëlim më të madh të prodhimit të karburanteve. Riadi, i zemëruar nga vendimi i Moskës, njoftoi se do ta shtojë prodhimin, duke nxitur luftë çmimesh që ka sjellë rënie të çmimit të naftës në gati 20 dollarë për fuçi, më së liri në gati 20 vjetët e fundit.

Para disa ditëve, presidenti amerikan tha se çmimi i ulët i karburanteve është duke e dëmtuar industrinë amerikane të naftës, e cila i ka tejkaluar Rusinë dhe Arabinë Saudite për t’u bërë prodhuesja më e madhe në botë.

(Kosova Sot Online)