Ujësjellësi: Brenda 30 minutave rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm në rrugën” Hasan Remniku”

  • 05 April 2020 - 10:54
Ujësjellësi: Brenda 30 minutave rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm në rrugën” Hasan Remniku”

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se shumë shpejt do të kthehet furnizimi me ujë të pijshëm në rrugën “Hasan Remniku”, në kryeqytet.

“Përkundër kushteve tejet të vështira, hapësirës së pamjaftueshme për sanim për shkak të rrugës së ngushtë, motit me shi, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit arritën me sukses të sanojnë rrjedhjen e madhe të ujit që ndodhi mbrëmë në rrugën ” Hasan Remniku” në Prishtinë. Furnizimi me ujë të pijshëm do iu rikthehet konsumatorëve të asaj zone, brenda 30 minutave”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Prishtinë, 5 prill – Përkundër kushteve tejet të vështira, hapësirës së pamjaftueshme për sanim për shkak të rrugës së ngushtë, motit me shi, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit arritën me sukses të sanojnë rrjedhjen e madhe të ujit që ndodhi mbrëmë në rrugën ” Hasan Remniku” në Prishtinë. Furnizimi me ujë të pijshëm do iu rikthehet konsumatorëve të asaj zone, brenda 30 minutave.

Ekipet janë në vendngjarje që nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme dhe bashkë me punëtorë është edhe Kapllan Parduzi UD i kryeshefit ekzekutiv i cili po u ofron mbështetje të vazhdueshme ekipeve të mirëmbajtjes.

Patjetër vlen të theksohet  se edhe punëtorët e ujësjellësit ashtu sikurse mjekët, infermierët , policët e zjarrfikësit janë në vijën e parë të frontit në përballje me virusin COVID-10.

Ju lumtë për vullnetin dhe angazhimin, gjithsesi të pashembullt!

(Kosova Sot Online)