Zhduket një burrë nga Prishtina

  • 05 April 2020 - 11:04
Zhduket një burrë nga Prishtina

Një qytetar nga Prishtina ka lajmëruar policinë se babai i tij është zhdukur

Rasti ka ndodhur mesditën e 1 prillit, në rrugën “Zenel Salihu” në Prishtinë, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se prindi i tij viktima mashkull K-Shqiptar, është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërkohë është  bërë e ditur se rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)