Punëtorët e Ujësjellësit rregullojnë prishjen, kthehet furnizimi me ujë në Kryeqytet

  • 05 April 2020 - 11:13
Punëtorët e Ujësjellësit rregullojnë prishjen, kthehet furnizimi me ujë në Kryeqytet

Punëtorët e ujësjellësit kanë rregulluar prishjen në një lagje të Prishtinës dhe kanë mundësuar të kthehet furnizimi me ujë.

“Përkundër kushteve tejet të vështira, hapësirës së pamjaftueshme për sanim për shkak të rrugës së ngushtë, motit me shi, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit arritën me sukses të sanojnë rrjedhjen e madhe të ujit që ndodhi mbrëmë në rrugën ” Hasan Remniku” në Prishtinë. Furnizimi me ujë të pijshëm do iu rikthehet konsumatorëve të asaj zone, brenda 30 minutave”, ka njoftuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.

“Ekipet janë në vendngjarje që nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme dhe bashkë me punëtorë është edhe Kapllan Parduzi UD i kryeshefit ekzekutiv i cili po u ofron mbështetje të vazhdueshme ekipeve të mirëmbajtjes. Patjetër vlen të theksohet se edhe punëtorët e ujësjellësit ashtu sikurse mjekët, infermierët , policët e zjarrfikësit janë në vijën e parë të frontit në përballje me virusin COVID-19”, ka njoftuar KRU “Prishtina”.

(Kosova Sot Online)