Kryetari i Londrës: Jeta juaj varet nga qëndrimi në shtëpi

  • 05 April 2020 - 12:50
Kryetari i Londrës: Jeta juaj varet nga qëndrimi në shtëpi

Kryetari i kryeqytetit britanik, Sadiq Khan, tha se jetët e njerëzve vërtet varen nga qëndrimi në shtëpi. Këtë deklaratë ai e dha pas lajmit për vdekjen e pesë shoferëve të autobusëve urbanë nga koronavirusi.

Khan tha se është absolutisht i shkatërruar emocionalisht nga vdekja e vozitësve dhe bëri thirrje që njerëzit ta përdorin transportin publik vetëm në rastet kur një gjë të tillë e kanë të pashmangshme.

Komentet e tij erdhën pasi një sindikatë kërkoi nga qeverita pajisje personale mbrojtëse për punëtorët e transportit publik për t’i mbrojtur ata nga rreziku i infektimit.

Kryetari i Londrës shprehu ngushëllime për familjet e vozitësve të ndjerë dhe i cilësoi ata si heronj, shkruan “Metro UK”.

Ai gjithashtu premoti se punëtorëve të sektorit të transportit publik do t’u ofrohen masa mbrojtëse dhe do të rritet distanca fizike në stacione dhe pritore të autobusëve.

Britania e Madhe është një ndër vendet më të prekura nga koronavirusi në Evropë pas Italisë, Spanjës e Francës.

(Kosova Sot Online)