Pse suedezët nuk janë izoluar ende: “Ne jemi mësuar të mbajmë distancë”

  • 05 April 2020 - 13:31
Pse suedezët nuk janë izoluar ende: “Ne jemi mësuar të mbajmë distancë”

Në kohën kur koronavirusi i ka detyruar shumë shtete që të izolohen, Suedia e ka marrë një qëndrim dukshëm më ndryshe ndaj pandemisë. jeta në këtë vend po vazhdon pothuajse normalisht, sepse qeveria po beson se njerëzit do t’i respektojnë disa masa më të lehta në mënyrë vullnetare.

Përderisa banorët e vendeve fqinje skandinave dhe ata të shumicës së vendeve të tjera evropiane po e kalojnë kohën të mbyllur në shtëpi me urdhra të qeverive, suedezët fundjavën e kaluar e kaluan të ulur në hapësirat e jashtme të kafeneve duke e shijuar kohën me diell.

Kufijtë, shkollat, kinematë, kafenetë dhe sallat e fitnesit janë ende të hapura në Suedi. Kufizimet janë minimale: Qeveria ka rekomanduar larje të shpeshtë të duarve, punë nga shtëpia për ata që kanë mundësi dhe vetizolim për ata që nuk ndihen mirë ose që janë mbi moshën 70-vjeçare.

Ndonëse qeveria tashmë i ka ndaluar tubimet me më shumë se 50 persona, këtu nuk përfshihen shkollat fillore, restorantet dhe palestrat, të cilat ende janë të hapura, transmeton Gazeta Express.

Deri më tani, në Suedi janë raportuar mbi 6400 raste të infektimeve dhe 373 persona të vdekur nga koronavirusi.

(Kosova Sot Online)