Vdes zyrtari i LDK’së

  • 05 April 2020 - 14:28
Vdes zyrtari i LDK’së

Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Avdullah Hoti ka njoftuar se sot është ndarë nga jeta, kryetari shumevjeçar i nëndegës së LDK-së në Ratkoc e anëtari i Kryesisë së Degës në Rahovec, Ibrahim Hoti.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka thënë se ai ka qenë aktivist i jashtëzakonshëm në kohërat më të vështira për popullin e Kosovës.

“Shumë nga ne i jemi borxhli atij për përkahjen dhe inkurajimin e dhënë, e për mbështetjen financiare përmes sistemit të bursave për studentë gjatë viteve të 90-ta, kur institucionet e shtetit të Kosovës nën okupimin serb, të udhëhequra nga LDK-ja, organizuan arsimin shqip me të gjitha elementet e nevojshme”, ka shkruar Hoti.


(Kosova Sot Online)