Analisti i njohur sfidon Isa Mustafën: Pas vdekjes së presidentit historik Ibrahim Rugova, të pa besët po e shkatërrojnë partinë

  • 06 April 2020 - 07:13
Analisti i njohur sfidon Isa Mustafën: Pas vdekjes së presidentit historik Ibrahim Rugova, të pa besët po e shkatërrojnë partinë

“Prej vdekjes se ish presidentit Rugova, LDK gjithmonë është treguar e pabese me elektoratin dhe qytetaret e saj. Ne mënyra tinzare i ka ngulur thikën atyre që ua kanë besuar votën. Jo rastësisht nuk ka humbur 70 përqind të elektoratit prej zgjedhjeve të vitit 2004. Në asnjë vend të botes nuk ndodh që qeveria të rrëzohet në një kohë krize globale, edhe pse kjo qeveri e dëshmoi që është shumë larg më e mirë se qeveritë e mëparshme. Por LDK në emër të raporteve me SHBA-të dhe taksën vendosi që me PAN-in ta rrëzojnë qeverinë Kurti. Turp i madh. Këtë qytetarët e Kosovës kurrë s'do ja falin LDK-së”, thotë Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Image

Duke analizuar dhe vlerësuar mënyrën e të bërit politike, nga Lidhja demokratike e Kosovës, sidomos në periudhën pas vdekjes së Presidentit historik Ibrahim Rugova e deri më sot, vazhdimësinë e rënies drastike të besimit qytetar në këtë subjekt politik, analisti Faik Krasniqi thekson se kjo është pasojë e drejtpërdrejtë e drejtimit të partisë nga struktura jo serioze të cilat edhe pse thirren në vazhdimësinë e frymës rugoviane, themeluesit dhe presidentit historik të Kosovës, ata veprojnë në të kundërtën, dhe kështu është dëmtuar dhe po dëmtohet imazhi i këtij subjekti politik nëpër vite.

Madje sipas Faik Krasniqit, devijimi më i madh, i skajshëm që ka ndodhur në këtë subjekt politik, nga fryma dhe parimet rugoviste, të cilat, sado pak e kanë identifikuar këtë subjekt politik, dhe e kanë dalluar nga të tjerët, ka ndodhur me skenarin e zgjedhjeve të 6 tetorit të vitit të kaluar, duke lidhur koalicion pas zgjedhor me VV-në dhe duke e iniciuar mocionin e rrëzimit të qeverisë së përbashkët brenda 50 ditësh pas votimit në Kuvend, një pabesi të cilën nuk e ka përjetuar asnjë koalicion qeverisës që është ndërtuar në këto 20 vite të kaluara pas luftës në realitetin e ri të Kosovës.

“Prej vdekjes se ish presidentit Rugova, LDK gjithmonë është treguar e pabese me elektoratin dhe qytetaret e saj. Ne mënyra tinzare i ka ngulur thikën atyre që ua kanë besuar votën. Jo rastësisht nuk ka humbur 70 përqind të elektoratit prej zgjedhjeve të vitit 2004. Në asnjë vend të botes nuk ndodh që qeveria të rrëzohet në një kohë krize globale, edhe pse kjo qeveri e dëshmoi që është shumë larg më e mirë se qeveritë e mëparshme. Por LDK në emër të raporteve me SHBA-të dhe taksën vendosi që me PAN-in ta rrëzojnë qeverinë Kurti. Turp i madh. Këtë qytetarët e Kosovës kurrë s'do ja falin LDK-së”, thotë Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Krasniqi është madje thotë se shuplaka e madhe e ndëshkimit elektoral ndaj udhëheqjes së tanishme të LDK-së është e gatshme, dhe kjo do të godet fuqishëm në zgjedhjet e radhës, kurdo që do të mbahen ato, sepse shkelja e parimeve të vendosura, fillimi i negociatave për ta bërë qeverinë e re me PAN-in e irritojnë tej mase votuesin besnik të LDK-së, të mashtruar në zgjedhjet e vitit të kaluar, sepse votuesi besoj në zotimet e kandidates për kryeministër Vjosa Osmanit, e cila u shpërfillë tërësisht nga kryesia e LDK-së pas procesit zgjedhor, duke e përvetësuar votën e saj një grup i ngushtë i interesit.

“Në zgjedhjet e ardhshme votuesit do ta ndëshkojnë keq. Cilin kandidat do ta vendosin për kryeministër? Një kloun të Isa Mustafës. Me gjase servilin tjetër të Isës, Kujtim Shala. Akademikun e zonave rurale. Vjosa Osmani në zgjedhjet e fundit arriti rezultatin më të mirë të mundshëm. Por pas zgjedhjeve ajo nuk u pyet fare. E shfrytëzuan maksimalisht horrat brenda LDK-se. Votat Vjosa, kurse vendimet Isa, Luta, Agimi dhe servilët e tjerë. Një LDK tinëzare. E hedhin gurin dhe e fshehin dorën. Në zgjedhjet e ardhshme do të pësojnë debakël për shkak të rrëzimit të qeverisë në kohë pandemie globale, dhe mashtrimin që i bëri elektoratit të saj me reciprocitetin dhe premtimin që do ta rrëzojnë qeverinë. Kurse tash u bënë prapë patericë e Thaçit”, thotë Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Tradhti dyfishe e konsideron Krasniqi, përpjekjen e tanishme të LDK-së që të krijon qeveri të re me ish PANI-stët, edhe pse kjo qasje është në kundërshtim me interpretimin e mëhershëm të Gjykatës Kushtetuese.

“Gjykata Kushtetuese në 2014 e ka thënë shumë qartë kur u krijua blloku VLAN kundër PDK-së. Asnjë parti tjetër përveç fituesit s'mund të krijojë qeveri pa fituesin e zgjedhjeve. Por nëse Hashim Thaçi tenton të bëjë mashtrime me Gjykatën Kushtetuese, atëherë do të krijohej një precedant i rrezikshëm në të ardhmen. Çfarë vlere do të kishin zgjedhjet pastaj, kur partitë humbëse do të bëheshin bashkë dhe partinë ose partitë fituese do t'i nxjerrin jashtë loje. Asnjë parti s'do të tentonte më t'i fitonte zgjedhjet. Shteti edhe ashtu i degraduar do të degradohej akoma më shumë”, thotë Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)