Vjen nje alarm serioz për vendin:Mobilizimi i krimit të organizuar në politik do të sjell këto pasoja për shtetin

  • 06 April 2020 - 07:15
Vjen nje alarm serioz për vendin:Mobilizimi i krimit të organizuar në politik do të sjell këto pasoja për shtetin

“Duke qenë se segmentet e dështuara politike ende nuk hapin rrugë dhe largohen tërësisht nga politika,në mënyrë që tu mundësonin forcave të reja të vinin në pushtet e merrnin fatet e vendit në duart e veta, por në të gjitha zgjedhjet garojnë të njëjtit njerëz dhe parti të kontaminuara politike nga të inkriminuarit brenda radhëve të veta, të cilat akuzohen publikisht për hajni, nepotizëm,korrupsion e krim të organizuar përfshi gjendjen e rëndë të krijuar në vend, për gjithë këto vite, Kosovën as që e pret fat më i mirë. Ndaj situata e krijuar së fundi,duhet medoemos tu shërbej qytetarëve të Kosovës për distancim dhe heqje dorë, tërësisht nga shpresa, se mu kjo kastë politike e korruptuar dhe inkriminuar deri në fyt, mund ta nxjerr vendin nga humnera ku e ka katandisur vetë”, thotë Qarri për “Kosova Sot Online”.

Image

Edhe pse qytetarët e Kosovës, në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar u mobilizuar si kurrë më parë dhe votuanpartitë politike që në program kishin projektin për ndryshime, mobilizimi i krimit të organizuar brenda politikës, i shtresuar dhe forcuar për dy dekadat që mbetën pas, u mobilizuar dhe pa vonuar fare bëri një grushtet të madh. Duke përmbysur këtë vullnet qytetar. Kështu thotë për “Kosova Sot Online” analisti politik Gani Qarri, duke u bazuar në zhvillimet e fundit politike, e dramatike që ndodhën në vendin tonë.

“Zhvillimet e fundit dëshmuan katërçipërisht se pjesëmarrja, qoftë edhe e një figure të vetme nga struktura e vjetër e degjeneruar politike,si Agim Veliu në Qeveri, jo vetëm se di ta dëmtojë pa riparueshëm qeverisjen e legjislaturës së re, por organizimi mercenar nga Isa Mustafa i mocionit për rrëzimin e tërë Qeverisë në vlug të pandemisë më të rrezikshme që ka përfshi botën,përveç se nxori në sipërfaqe anët e errëta të këtyre njerëzve të pa precedan, bllokoi tërësisht shpëtimin e vendit nga korrupsioni e krimi i organizuar,si dhe pastrimin e resorëve më të lartë shtetëror nga kriminelët, të cilët tash e dy dekada e kanë kapur çdo pore të institucioneve të shtetit”, thotë Gani Qarri për “Kosova Sot Online”. Qarri madje thotë se kreu i LDK-së Isa Mustafa, më gardën e vjetër, në vend se ta reformojnë partinë e tyre po e ngufasin dhe degradojnë atë, e me këtë po e stimulojnë krimin e organizuar.

“Fanatizmi banal partiak, i ngulitur aq thellë për gjithë këto vite, nga Isa Mustafa tek një pjesë e madhe e elektoratit të pa reformuar të LDK-s, jo vetëm që nuk lejon te këtë ndryshime të njëmendta brenda bastionit të tyre, por pamundëson edhe koalicionet dhe bashkëqeverisjen me partitë me pikëpamje dhe qëndrime më reformatore, siç ishte rasti me Lëvizjen Vetëvendosje. Fatkeqësisht krimi i organizuar, i shtresuar thellë në politikën e inkriminuar që ka kapur shtetin në të gjitha anët, për këto 20 vite, tregoi fytyrën e vetë të vërtetë me zgjedhjet e vjeshtës së vitit të kaluar dhe përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve me mocionin e sapo realizuar ndaj qeverisë së re, e cila nuk u lejua të arrij as 100 ditshin e parë të punës, për të bërë analiza dhe nxjerrë konstatime mbi suksesin e zbatimit të programit qeverisës dhe zhvillimit të vendit”, thotë Qarri për “Kosova Sot Online”.


Fatkeqësisht, sipas Gani Qarrit, qeveritë e korruptuara dhe me disa dhjetëra zëvendësministra të cilat, pothuajse asnjëra prej tyre nuk mundi ta përfundonte mandatin e plotë dhe brenda pesë-gjashtë vitesh, po e qojnë vendin më se 3-4 herë në zgjedhje të jashtëzakonshme pa gjetur asnjëherë zgjidhje, janë kthyer në problem serioz dhe odiseadë të pafund për Kosovën,ndaj qytetarit të Kosovës shpresa e vetme i mbetet tek lindja me urgjencë e ndonjë alternative të re politike nga populli, për çrrënjosjen e të keqes së përbashkët të këtij vendi, madje edhe brenda të quajturës "pozitë dhe opozitë".

Qarrit thekson se derisa nuk pastrohet me rrënjë kjo klasë politike, nuk mundë të ketë të ardhme as shpresë për ndryshime pozitive, prandaj qytetarët duhet të mobilizohen përsëri që ti japin edhe një ndëshkim të ri të radhës, kastës së degraduar e korruptuar me vite të politikës kosovare. “Shpëtimtar për vendin nuk mund të jenë vet shkaktarët e të keqes, të cilët gjenden pothuajse brenda të gjitha partive aktuale, që i rropën e ç'rropën bashkërisht pasuritë shoqërore dhe publike të vendit për këto 21 vjet rresht. Madje për vet faktin se mu ata njerëz dhe segmente të dështuara politike që do duhej përfundimisht të lironin rrugë dhe largoheshin tërësisht nga politika,në mënyrë që tu mundësonin forcave të reja reformatore të vinin në pushtet dhe merrnin fatet e vendit në duart e veta, garojnë në çdo zgjedhje, megjithëse asnjëra prej tyre, asnjëherë nuk mundën ta përmbushnin mandatin e plotë legjislativ. Duke qenë se segmentet e dështuara politike ende nuk hapin rrugë dhe largohen tërësisht nga politika,në mënyrë që tu mundësonin forcave të reja të vinin në pushtet e merrnin fatet e vendit në duart e veta, por në të gjitha zgjedhjet garojnë të njëjtit njerëz dhe parti të kontaminuara politike nga të inkriminuarit brenda radhëve të veta, të cilat akuzohen publikisht për hajni, nepotizëm,korrupsion e krim të organizuar përfshi gjendjen e rëndë të krijuar në vend, për gjithë këto vite, Kosovën as që e pret fat më i mirë. Ndaj situata e krijuar së fundi,duhet medoemos tu shërbej qytetarëve të Kosovës për distancim dhe heqje dorë, tërësisht nga shpresa, se mu kjo kastë politike e korruptuar dhe inkriminuar deri në fyt, mund ta nxjerr vendin nga humnera ku e ka katandisur vetë”, thotë Qarri për “Kosova Sot Online”.

E për të zgjedhur në të ardhmen, sipas Qarrit, qytetarit duhet të kenë kujdes dhe të hetojnë të kaluarën e secilit kandidat që atyre ju prezantohet në listat zgjedhore të partive politike, të përcaktohen për atë subjekt politik dhe ata kandidat që i vlerësojnë se kanë një të kaluar të pa inkriminuar dhe të pastër e me dinjitet. “Përfundimisht rruga e vetme mbetet që populli shpëtimin ta kërkoj dhe gjejë tek intelektualët e guximshëm, me moral të pastër, karakter të fort dhe integritet të paluhatshëm njerëzor e kombëtar, tek të gjitha shtresat e shoqërisë, të cilët janë të gatshëm të përballen me virusin kancerogjen të krimit dhe korrupsionit, karrierizmit, familjarizimit, nepotizmit dhe të gjitha dukurive të tjera negative të shfaqura në Kosovën e pasluftës, e në veçanti në periudhën e pas pavarësisë së shtetit tonë të brishtë”, theksoi Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)