Shpërthen eksperti: Gjykata Kushtetuese turpi i Kosovës, u rreshtua me puqin parlamentar të koalicionit të së keqes për rrëzimin e Qeverisë Kurti

  • 06 April 2020 - 07:16
Shpërthen eksperti: Gjykata Kushtetuese turpi i Kosovës, u rreshtua  me puqin parlamentar të koalicionit të së keqes për rrëzimin e Qeverisë Kurti

Si ankesa e Presidentit kundër vendimit të Qeverisë ashtu edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese janë të mirë koordinuara dhe kanë një qëllim: atë të sa më shumë të justifikimit dhe në shërbim të veprimit anti legjitim të komplotit që rrëzuan qeverinë Kurti, me qëllim që për të krijuar edhe nga ana e Gjykatës një pështjellim dhe huti publike synimi i së cilës është për të helmuar sado pak opinionin kosovar se kinse ja se: Albini Kurti dhe Qeveria merrnin edhe vendime antikushtetuese. Ky është edhe qëllimi politik i vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, thotë Skënder Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Image

 

Njohësit e fushë së të drejtës, po vazhdojnë ta kritikojnë akoma Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, lidhur me interpretimin që ja ka bërë, vendimit të Qeverisë së Kosovës për kufizimin e lirisë së lëvizjes për qytetarët, dhe kufizimin e veprimtarisë së punës së bizneseve, si masë parandaluese urgjente të përhapjes së pandemisë së koronavirusit. E sikur që dihet, këtë vendim.

 

Presidenti tagji e cilësoi kundër kushtetues dhe e dërgoi në Gjykatë kushtetuese, si masë kundërveprimi ndaj Qeverisë Kurti e cila nuk pranoj shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nga ana e Presidentit. Për këtë skandal, për “Kosova Sot Online” ka folur eksperti i së drejtës Skëdner Kapiti i cili thotë se interpretimi i Gjykatës Kushtetuese është krejtësisht i ndikuar nga politika, pasi kjo Gjykatë është politizuar dhe kontrollohet nga politika dhe të emëruarit aty janë argat servil të politikës.

“Presidenti Kovës dhe Gjykata Kushtetuese e saj a janë me këmbë në tokë e me mend në kokë, dhe a e përjetojnë realitetin kërcënues të pandemisë apo janë jashtë këtij realiteti, kur në Shqipëri gjendja konsiderohet si kohë lufte dhe në vendet e prekura si kriza më e madhe që pas Luftës së Dytë Botërore”, thotë Skënder Kapiti për Kosova sot Online”.

Madje ai jep edhe shembuj konkret se si vendet më të zhvilluara e më të fuqishme në Evropë dhe në botë, jo vetëm në ekonomi por edhe në shëndetësi I qasen më seriozitet dhe urgjencë veprimi pandemisë së koronavirusit, pa u hamendësuar dhe pa ndjekur procedura burokratike të vendimmarrjes sikur që pretendon Hashim Thaçi përmes Gjykatës Kushtetuese. “Unë po sjell vetëm disa shembuj se kanë vepruar në shtetet e zhvilluara. Ja si i justifikon Kancelaria e Gjermanisë znj. Merkel kufizimin e përkohshëm të lëvizjes së qytetarëve; “Kufizimet "të pashmangshme, për të shpëtuar jetë". Kancelarja Angela Merkel iu lut popullsisë për mirëkuptim për masat e kufizimet që janë vendosur. E di sa e prekin këto mbyllje jetën tonë dhe imazhin tonë për demokracinë, për të cilat kanë rënë dakord Qeveria Federale dhe qeveritë e landeve. Janë kufizime që nuk kanë ekzistuar kurrë më parë në Republikën Federale." Më lejoni t'ju siguroj: "për dikë si unë, për të cilin liria e lëvizjes dhe e udhëtimit ishte një e drejtë e fituar me luftë të mundimshme, kufizime të tilla mund të justifikohen vetëm me domosdoshmërinë absolute. Ato nuk duhet të merren kurrë me lehtësi dhe në një demokraci duhet të jenë vetëm të përkohshme, por në këtë moment ato janë të domosdoshme për të shpëtuar jetë", citon Kapiti kancelaren Merkel. Po me aq shpejtësi dhe vendosmëri thotë të ketë vepruar edhe Franca, ku vetë Presidenti i Francës, Emmanuel Macron thotë se “Jemi në luftë me koronavirusin”, dhe ka bërë publike politikën e mos-daljes nga shtëpia për 15 ditë dhe askush në Gjermani e as në Francë nuk bëri ankesë te Gjykata Kushtetuese.

Prandaj bazuar në këta dy shembuj të shteteve më të fuqishme në Evropë, sipas Skënder Kapitit, edhe veprimet e Qeverisë Kurti në këtë drejtim kanë qenë dhe janë jo vetëm të ligjshme e të drejtë, por më se të domosdoshme, kurse kundërshtimi i tyre dhe shpallja si veprime kundër kushtetuese nga ana e gjykatës, janë thjeshtë lojëra të instrumenteve politike për shprehje inati dhe të mllefit personal, nga i cili udhëhiqet Presidenti Hashim Thaçi.

“Edhe Albin Kurti dhe qeveria e tij masat kufizuese i ka marrë me qëllimin e mirë dhe human për të shpëtuar jetë. Qeveria e Kosovës me vendimin saj për kufizimin e lëvizjes se qytetarëve me qëllim për parandalimin e përhapjes se koronavirusit, vendim i cili është marrë nga pothuajse të gjitha shtete e botës të prekur nga pandemia, ai është një vendimmarrje në kushtet kur lëvizja e lirë përbën një kërcënim të jetës së qytetarëve. Pra kufizimi i përkohshëm i lëvizjes së lirë të qytetarëve është plotësisht më se i duhur dhe i justifikueshëm sepse shërben si masë mbrojtëse dhe sigurie të jetës së qytetarëve të kërcënuar nga pandemia. Kjo tregon se Gjykata Kushtetuese është në një linjë politikisht edhe ajo me puqin parlamentar që ndërmorën koalicioni i së keqes me rrëzimin e qeverise Kurti. Si ankesa e Presidentit kundër vendimit të Qeverisë ashtu edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese janë të mirë koordinuara dhe kanë një qëllim: atë të sa më shumë të justifikimit dhe në shërbim të veprimit anti legjitim të komplotit që rrëzuan qeverinë Kurti, me qëllim që për të krijuar edhe nga ana e Gjykatës një pështjellim dhe huti publike synimi i së cilës është për të helmuar sado pak opinionin kosovar se kinse ja se: Albini Kurti dhe Qeveria merrnin edhe vendime antikushtetuese. Ky është edhe qëllimi politik i vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, thotë Skënder Kapiti për “Kosova Sot Online”. Sipas Kapitit, Kosova në këto kohë pandemia , politika e saj dhe pa lënë mënjanë as Gjykatën Kushtetuese treguan dhe çuditën botën me veprimet e sjelljet e tyre duke shkaktuar një krizë politike artificiale dhe krejtësisht të panevojshme dhe aq më tepër edhe kundër legjitime e anti publike. Kapiti thotë se testi I veprimit serioz dhe të bazuar në ligj nga Gjykata kushtetuese do të zbardhet akoma më shumë me mënyrën e interpretimit të padisë kundër Presidentit që I është bërë nga ana e MPB-së thirrjes së tij për mos respektim të masavekufizuese të shpallura nga Qeveria, gjë që ka mundur të qon në konfrontim të qytetarëve me organet e rendit.

“Tani mbetet për tu parë se çfarë vendimi do të marrë Gjykata në lidhje me padinë ngritur kundër Presidentit nga Ministria e Brendshme e Kosovës: Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në padi potencohet se “Presidenti përmes deklarimeve të tij dhe thirrjeve për mos-respektim të Vendimit të Qeverisë në datën 23 Mars 2020, përveç që ka shkaktuar paqartësi tek qytetarët, i njëjti gjithashtu ka mundur të ndikojë që përmes këtyre thirrjeve të shkaktojë kaos nëpër rrugë dhe të "kontribuojë" në shpërndarjen më të madhe të Virusit COVID-19”. Në këtë padi ngritën dyshime se presidenti ka kryer veprën penale "Thirrje për rezistencë" të paraparë në Nenin 403 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Pra ku e gjeti të drejtën Presidenti që t’i bëjë thirrje qytetarëve dhe policisë që të mos i binden vendimit të qeverisë. Ky veprim i tij është tejet antikushtetues e që kërcënon rendin demokratik dhe sigurinë publike", thotë Skënder Kapiti për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online).