Koronavirusi/ Mbretëresha Elizabeth II mban fjalimin historik para britanikëve: Kohë e vështirë për vendin. Mund të kemi akoma shumë për të kaluar, por ditë më të mira do vijnë

  • 05 April 2020 - 22:13
Koronavirusi/ Mbretëresha Elizabeth II mban fjalimin historik para britanikëve: Kohë e vështirë për vendin. Mund të kemi akoma shumë për të kaluar, por ditë më të mira do vijnë

“Po ju flas në një kohë që e di se po bëhet edhe akoma më e vështirë: një kohë trazirash në jetën e vendit tonë që ka sjellë dhimbje për disa, probleme ekonomike për shumë dhe ndryshime të mëdha në jetën e përditshme të të gjithë neve”- tha Mbretëresha Elizabeth II, gati 94-vjeç, në fjalimin e saj të jashtëzakonshëm televiziv para kombit në lidhje me urgjencën e koronavirusit.

“Ne kemi përballur sfida më parë, por kjo është ndryshe. Këtë herë ne bashkohemi me të gjitha kombet në mbarë globin në një përpjekje të përbashkët, duke përdorur përparimet e mëdha të shkencës dhe dhembshurinë tonë instiktive për t’u shëruar. Ne do të kemi sukses dhe se suksesi do t’i takojë secilit prej nesh. Duhet të ngushëllojmë që ndërsa mund të kemi akoma më shumë për të duruar, ditët më të mira do të kthehen. Ne do të jemi përsëri me miqtë tanë, do të jemi përsëri me familjet tona, do të takohemi përsëri”, tha Mbretëresha.

Ishte një fjalim historik, vetëm i katërti në 68 vjet të mbretërimit, jashtë traditës së mesazheve të Krishtëlindjes, pas atyre që u mbajtën me rastin e konfliktit të parë në Irak, funeralin e Zonjës Diana dhe e fundit për zhdukjen e nënës së saj,  mbi njëqind vjeç në vitin 2002.

(Kosova Sot Online)